Edhe fituesi i edicionit të gjashtë të talentshowit të përvitshëm “The Voice of Albania 6”, Klint Çollaku, do të bëhet pjesë e koncertit madhështor të Alban Skenderajt të organizuar nga banka ProCredit në Prishtinë, më 1 qershor duke filluar nga ora 19:00.

Alban Skenderaj do të performjë këngë origjinale me 30 muzicientë profesionistë nga Tirana deri sa nuk anashkalohet edhe mundësia e pjesëmarrjes së muzicientëve tjerë të vendit, që ishin bashkëpunëtorë të Albanit në shumë projekte muzikore të deritanishme.

Klinti ishte pjesë e skuadrës së Albanit dhe pas një gare të fortë me konkurrentën tjetër, arriti të merrte votat që atë e shpallën fitues. Ai i është bashkuar trajnerit të tij Alban Skenderajt, në performancën madhështore të shumëpritur në Kosovë.

Dita e festës, e organizuar nga ProCredit në Prishtinë, fillon në ora 19:30me organizimin e aktiviteteve argëtuese për fëmijë, për të vazhduar më pas me performancën e Alban Skenderajt dhe atë të fishekzjarreve, të sinkronizuara me muzikë në sfond.

Festa mbahet në parkun e Biblotekës Kombëtare të Kosovës. Pjesëmarrja është e hapur dhe falas për të gjithë të interesuarit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here