obamaGjatë këtyre tetë viteve si Zonjë e Parë, Michelle Obama do të kujtohet edhe për revolucionin në stilin e të veshurit që solli në Shtëpinë e Bardhë.

Ka shtuar lulet, ngjyrat dhe veshjet e saj janë shumë pak zyrtare, madje mund të thuhet se ajo është bërë edhe një ikonë mode. Në daljen e fundi të saj ditën e djeshme ka veshur një fustan të Gucci’s Alessandro Michele dhe padyshim mund të thuhet se ajo rrezatonte e tëra.

Dorë për dorë me Barack, në ceremoninë e Kennedy Center Honors, Michelle konfirmoi edhe njëherë se ajo është Zonja e Parë më me stil në histori. Për veshjen e Michelle,kanë shkruar pafund portalet, duke u ndalur edhe në një tjetër detaj të rëndësishëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here