Pop këngëtari turk Tarkan është marrë sot në polici bashkë me nëntë persona tjerë, në kuadër të hetimit për stërshitësit e drogës.

Tarkani (37), i cili ka bërë nam jashtë vendit të tij në vitet e 90-ta me hitin “Shëkëdëm”, është marrë në polici për arsye të dyshimit se është i lidhur me dy dilemë të drogës, të cilët ishin nën mbikëqyrje të policisë, njoftoi agjencia turke Anadollia.

Thuhet që policia të ketë gjetur një sasi të vogël droge në vikend shtëpinë e këtij pop ylli në afërsi të Stambollit.

Gazeta Huriyet shkruan në edicionin e saj on-line se policia është duke e marë në pyetje Tarkanin, gjë që e ka vërtetuar edhe vëllai i tij Hakan Teveloglu.

Tarkani anembanë botës ka shitur mbi 19 milionë albume të tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here