Lufta e cila kishte shpërthyer më herët gjatë javës mes Rihannas dhe Ciaras duket të ketë marrë fund, me të dy këngëtaret të cilat i kanë kërkuar falje njëra tjetrës me anë të Twitterit, pas shkëmbimit të komenteve jo dhe aq të mira për njëra tjetrën nëpër mediumet amerikane.

Lufta mediatike filloi kur Ciara për RiRi tha: “Unë vrapova pas saj në një festë së fundmi. Ajo nuk ishte dhe aq e mirë. Është vërtet çmenduri, pasi gjithmonë më ka pëlqyer çfarë ka bërë ajo”.

Më pas Rihanna reagoi ashpër me anë të Twitterit, duke thënë se ajo me qëllim nuk e zgjodhi për fituese Ciaran. Kjo e fundit ia ktheu duke i thënë se nuk do të kalonte mirë po që se do ta takonte ndonjëherë në apo prapa skenës. Sidoqoftë, gjithçka përfundoi kur ato njëra tjetrës i kërkuan falje.

“Ciara vogëlushe, të dua! Ti më lëndove keq në televizion. Zemra më është thyer. Kjo është arsyeja pse reagova në këtë mënyrë. Më fal”, shkroi Rihanna në Twitter.

“Rihanna ti e di se sa të dua. Kemi bërë emisione dhe gjithçka tjetër. Ti thjesht më përule në atë festë. Falja pranohet”, u përgjigj Ciara. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here