Kancelarja gjermane Angela Merkel (57 vjeçare), politikani më i fuqishëm i Evropës, vajza e një prifti evangjelist dhe bashkëshorte profesorit universitar, e cila ejtëne vet privat e ruan në mënyrë hermetike, shkon për të blerë (në shoping) sikrud he “çdo grua tjetër” dhe vetë i bart qeset, shkruan “Bild”.

Tabloidi gjerman kohë më parë e “kapi” Merkelin në fundjavë, rreth orës 17, me një bleizer ngjyrë vjollce në shtëpinë e mallrave “Galerie Lafayette” në Berlin ku blen ushqimin.

“Askush nuk e vërejti dhe nuk iu adresua”, tha një fotoreporter i “Bildit”. Gruaja më e fuqishme e Evropës blen sikur dhe çdo grua tjetër, i bart vetë qeset dhe nuk ua jep truprojave, shkruan tabloidi i cili vlerëson se ndoshta edhe kjo foto e Merkelit në njësinë ushqimore sqaron një pjesë të suksesit të saj.

Gruaja e parë në historinë e Gjermanisë në krye të Qeverisë ka thënë ia përgatit mëngjesin bashkëshortit, se çorba e saj nga patatet është mesatare, se po ashtu bën kulaçe me kumbulla dhe se gjatë Viti të Ri në tryezë më së shpeshti gjendet rosa. Kancelarja tashmë është “gjyshe” meqë njëri nga djemtë e bashkëshortit Zauer, nga martesa e parë, është babai i një çuni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here