Merjem Uzerli “bëhet” serbeYlli i serialeve turke, Merjem Uzerli, e njohur si Hyremja te “Sulejmani i Madhërishëm”, është duke xhiruar film në Serbi.Ajo do të paraqitet në rolin e një serbeje, në dramën emotive për një të riu boshnjak, i cili hulumton rrënjët e origjinës së tij.

Ai përballet me të kaluarën e fëmijërisë së tij gjatë luftës së Bosnjës, ku e gjen edhe babanë e tij, i cili del të jetë me prejardhje serbe, njofton “Alo”.

Filmi i ri i Hyremes, “Plaga e nënës sime”, do të xhirohet në Serbi, Bosnjë dhe Kroaci ndërsa është planifikuar të përfundojë kah fundi i korrikut.

Në të do të luajnë edhe Ozan Guven e Okan Jalabik, që po ashtu janë paraqitur te “Sulejmani i Madhërishëm” dhe Belcim Bilgin, e cila me filmin “Heshtja” ka fituar Palmën e Artë në Kanë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here