Vokalisti legjendar i Queen, Freddie Mercury, pritet që të paraqitet në skenë si iluzion optiknë përvjetorin e dhjetë të mjuziklit të Queen, “We Will Rock You”.

Frontmeni i Queen, i cili vdiq në vitin 1991, do të performojë për audiencën në mjuziklin “We Will Rock You”, i cili është i bazuar në shfaqjen e bendit dhjetë vjet më parë në Londër.

“Njerëzit do të dalin për të thënë: ‘Ne vërtet e kemi parë Freddien?’”, ka theksuar i çuditur kitaristi i Queen, Brian May, i cili ka folur për efektet e iluzionit optik që do të paraqitet në skenë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here