Ikona e ndjerë e pop-rokut, Freddie Mercury, është nderuar me një shpërblim të veçantë në Asian Awards gjatë të martës mbrëma.

Familja e yllit, si edhe shoku i tij i grupit Queen, Brian May, morën shpërblimin Founders Award në mirënjohje të kontributit të Mercuryt në muzikë.

Nga fituesit tjerë të ceremonisë, të zhvilluar në Grosvenor House të Londrës, ishin komiku Meera Syal, që morri shpërblimin për Arritje të Jashtëzakonshme në Televizion, dhe reperi Jay Sean.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here