‘The Expendables 2’ me super-heronjtë e viteve ‘80ta dhe ‘90ta kanë vazhduar të qëndrojnë në krye të filmave më të shikuar në kinematë amerikane dhe ato ndërkombëtare.

Në kinematë amerikane filmi ka inkasuar 13.5 milionë dollarë duke mbetur në krye në një javë shumë të dobët për filmat debutues. Vetëm ‘Premium Rush’ me Joseph Gordon-Levitt dhe ‘Hit and Run’ me Bradley Cooper janë vendosur në Top 10. Ky i fundit është renditur edhe pas dokumentarit të Republikanëve kundër Barak Obamas, ‘2016: Obama’s America’ që është renditur në pozitën e tetë. 

Në tregjet ndërkombëtare ‘The Expendables 2’ ka udhëhequr listën e filmave më të shikuar në Francë e Rusi, e gjithashtu është renditur lartë edhe në Sanjë e Kanada. Rezultatet  të mira në tregjet ndërkombëtare po ka edhe ‘The Dark Knight Rises’ i cili në Britani të Madhe ka arritur 82.1 milionë dollarë për 6 javë derisa në total ka arritur në 519 milionë dollarë në kinematë ndërkombëtare. Rezultate të mira këtë vit në tregjet ndërkombëtare kanë arritur edhe Ice Age: Continental Drift ($665.1 milionë), Prometheus ($215.5 milionë), Titanic 3D ($287 milionë), Alvin and the Chipmunks: Chipwrecked ($136 milionë), This Means War ($102 milionë), The Descendants ($95 milionë) dhe The Best Exotic Marigold Hotel ($87.8 milionë)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here