Këngëtari Mentor Haziri, mbrëmë në Emirates Stadium në Londër, ka qenë i ftuar special në koncertin e këngëtares Rita Ora, ku ishin përmbi 70 mijë adhurues të këngëtares.

Sipas burimeve të Telegrafit, Rita ka pritur mjaft mirë Mentorin duke e njoftuar me gjithë familjen e saj, dhe të pranishmit në dhomën e VIP-ve.

Këngëtarja me prejardhje kosovare e ka përgëzuar Mentorin për suksesin e tij që ai arriti në MTV.

Nuk dihet nëse në të ardhmen e afërm do të ketë ndonjë bashkëpunim mes Mentorit dhe Ritës, pasi që Rita vlerëson mjaft shumë vokalin e këngëtarit.

Së bashku me Mentorin i ftuar në koncertin e Ritës, ka qenë edhe këngëtari Xuxi.

Mentor Haziri këtë verë pritet të sjell projekte të reja muzikore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here