mentormripaMentor Mripa ka lansuar të mërkurën në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovës” në RTK një këngë të kushtuar dëshmorët e Shalës, me theks të veçantë dëshmorit të UÇK-së – komandant “Shemit” njërit nga oficerët më të dalluar të luftës së fundit.

Në emision, Mripa tha se është ndjerë tepër i nderuar që atij i është besuar t’i këndoj “Shemit” dhe dëshmorëve të tjerë të Shalës.

“Miq të dashur! Para disa ditësh incizuam, dhe realizuam me shokë një këngë me një klip tepër të veçantë për mua! Kjo këngë i kushtohet dëshmorit Shemsi Ahmeti dhe trimave të Shalës. Promovimi bëhet sot në RTK me këngën – Jetë për jetë”, ka shkruar Mripa në Facebook, një ditë para se kënga t’i plasohet publikut.

Sipas Mripës, muzika dhe orkestrimi është realizuar nga Edon Ramadani, teksti është shkruar nga Skënder Sadiku.

Klipi, ndërkaq është realizuar nga Gëzim Ferati, skenari, regjia dhe realizimi Majlinda Brahimi dhe Jahir Uka. “

“Veçanërisht falënderoj një grup fëmijësh të shkëlqyeshëm”, tha Mripa. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here