Vokalisti i grupit “Kthjellu”, Mentor Haziri, për 12 javë rresht do të jetë i ftuar në emisionin ‘E diel” për të kënduar dhe për të bërë show në këtë emision.

Ai, së bashku me partneren e tij Rovena Dilo, për çdo javë do të sjellin këngë të zhanreve të ndryshme.

“Jam i ftuar në këtë edicion te ‘E diell’ për të kënduar çdo javë e për të bërë show dhe për të debatuar më shumë me këngëtarët tjerë që janë aty si: Tuna, Vesa Luma, Teuta Kurti, Çiljeta, Shpat Kasapi, Rovena Dilo, Juliana Pasha, Yllka Kuqi dhe vëllezërit Prifti”, ka thënë Mentori gjatë një prononcimi për Telegrafi.

“Çka është e rëndësishme se çdo javë do sjellim këngë të zhanreve të ndryshme. Si p.sh këtë javë kemi muzikë filmi dhe unë kam zgjedhur këngën, bashkë me Rovenën, ‘Against Al Odds’ nga Phil Collins dhe që është muzikë e filmit ‘Take a look at me now’”.

“Pas këndimit ulemi dhe debatojmë të gjithë për performancën dhe gjërat tjera duke nxjerrë në pah pak a shumë edhe personalitetet e artistëve pjesëmarrës”, ka shtuar më tej Mentori. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here