Pa mëngjes të rinjtë shtojnë më lehtë në peshë. Kush heq dorë nga mëngjesi dhe beson në këtë mënyrë se mund të bjerë në peshë, e ka gabim.

Këtë e kanë treguar shkencëtarë të Universitetit Minnesota (SHBA) në bazë të një studimi me mbi 2000 të rinj amerikan.

Pas pesë vjetësh personat që e linin vaktin e parë të ditës peshonin mesatarisht rreth 2,3 kg më shumë. Ndërsa, personat që hanin rregullisht mëngjes merrnin më tepër kalori dhe i digjnin ato më shumë gjatë ditës. Megjithatë jo vetëm për të rinjtë është i rëndësishëm vakti i parë i ditës.

Një studim tjetër i Universitetit Cambridge me 7000 persona të moshës së mesme, tregon se edhe këtu njerëzit që ushqehen në mëngjes, shtojnë më pak në peshë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here