Ledri Vula nuk u rrah në Kumanovë, por menaxheri i tij dhe kjo pohohet nga njëri prej protagonistëve të mbrëmjes në qytetin e Kumanovës. 

A.Beluli, 19 vjeçari nga Kumanova ka theksuar se të rinjtë kumanovar kanë rrahur menaxherin e Ledrit, pasi që siç thanë ata ai i kishte kërkuar kokainë. 

“Ai na kërkoi kokainë dhe kjo na iritoi tejmase, ku pasoi edhe incidenti. Nuk bëhet fjalë nga ajo që është shkruar dhe nuk u rrah Ledri”, theksoi për INA një nga protagonistët e mbrëmjes në një nga kafeteritë e Kumanovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here