Në programin “Top Vip” në Top Kosova Radio, këngëtarja më atraktive shqiptare Genta Ismajli tregoi, veç tjerash, se ajo nuk menaxhohet nga mamaja e saj, por në Evropë dhe në Amerikë i ka dy menaxherë.

E këto ditë zbuluam se menaxheri i saj në Amerikë, Xhon Goci, do të kandidojë për anëtar në Kongres, duke e përfaqësuar Qarkun 13 të Miçiganit, i cili ka gjithsej 14 kongresmenë në Uashington, ku gjendet dhe Kongresi Amerikan.

Ne ua urojmë një gjë të tillë, pse jo, por urojmë që dhe menaxhimin ndaj këngëtares të mos e lërë anash, pasi Genta na ka treguar se ai është një person shumë besnik dhe i zoti në menaxhim. M. GJ. Kosova Sot

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here