Javën që shkoi shqiptarja Melinda Ademi i ka thënë lamtumirë garës në shown televiziv amerikan “American Idol” (ngjashëm me Ethet e së premtes).

“American Idol” është i njohur për përzgjedhjet e tyre sipas numrave, që do të thotë se nuk lejojnë në finale më shumë se një apo dy këngëtarë të një gjinie të caktuar muzikore dhe kjo ndodhi dhe me Melindën.

Në interpretimin dysh, vajza që këndoi me të (dhe pse gjatë provave ishte më dobët se Melinda) u përzgjodh nga juria, ndërsa Melinda u eliminua, shkruan shtesa e gazetës Shekulli “’Sh2”.

Sidoqoftë, Melinda tashmë e ka derën e hapur dhe nëse kryen lëvizjet e duhura dhe lidh kontakte me personat e duhur, nuk do të jetë e vonë dita kur do të dëgjojmë e shohim më shumë prej saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here