Melinda Ademi (16 vjeçe), me origjinë nga Kosova, do të garojë në një nga spektaklet më prestigjioze dhe më të shikuara në Amerikë, i quajtur American Idol.

Mbrëmë, në edicionin e nëntë të këtij spektakli, në një konkurrim nga më prestigjiozët në SHBA, kosovarja e re, me paraqitjen e saj dinjitoze, mori vlerësimin absolut të jurisë dhe do të jetë garuese e ardhshme në këtë show amerikan.

Melinda Ademi, ka qenë refugjate në kampet e Maqedonisë, por së bashku me prindërit e saj u largua në vitin 1999 për në botën e lirë, bën të ditur agjencia INA.

Në profilin e saj ne Facebook, Melinda Ademi shkruan : “Unë jam Melinda dhe jam 16 vjeçare. Unë dua të këndoj! Gjëja më e dashur gjithë jetën time, është veçse të këndojë dhe këtë e kam nisë që kur isha vajzë e vogël. Ëndrra ime është që të bëhem një artiste e madhe.

Unë e di se ëndrrat e mia janë të mëdha, por unë do të jap gjithë atë talentin tim – për të arritur atë, megjithëse edhe sfida që kam përpara është e madhe”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here