Melanie GriffithMelanie Griffith është shtruar në një qëndër rehabilitimi për t’u kuruar ndaj varësisë së ilaceve.

Sipas revistës “People” që citon zëdhënësin e aktorës, Griffith po kujdeset për shëndetin e saj dhe tashme po respekton fjalën që u ka dhënë mjekëve pasi aktorja po lufton prej vitesh për t’u shkëputur plotësisht nga ilacet.

Varësinë ndaj ilaceve për shkak të dhimbjeve në qafe, ajo e ka bërë të ditur që në vitin 2000. Por kohët e fundit janë shtuar zërat se Griffith ka krijuar një marrëdhenie të ngushtë edhe me drogen e alkoolin. 52 vjecarja e martuar me Antonio Banderas është shtruar në kliniken “Cirque Lodge” te Utah.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here