Melania Trump padit DailyMailQëndrimi në krah të Donald Trump e ka vendosur në qendër të vëmendjes së mediave, sidomos atyre rozë që kanë nisur të rrëmojnë për të shkuarën e saj.

E mes shkrimeve për të shkuarën e Melania Trump ishte edhe ai i një blogeri dhe tabloidit britanik DailyMail, ku hamendësohej se në vitet 1990, Melania ka qenë eskortë në Nju jork, ku edhe u njoh për herë të parë me Donald Trump.

Që të dy burimet e artikullit shkruanin se ajo i druhej se e shkuara do t’i bëhej publike.

Vetë kandidatja për të qenë Zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara ka paditur që të dy burimet e lajmit duke kërkuar 150 milionë dollarë dëmshpërblim.

Pas reagimit të saj, si DailyMail ashtu edhe blogeri Webster Tarpley kanë tërhequr artikujt.

“Të paditurit kanë shkruar gënjeshtra duke shkaktuar dëm personal dhe profesional për zonjën Trump”, deklaroi avokati i Melania, Charles Harder.

Melania Trump ka lindur në Slloveni. Emigroi në Shtetet e Bashkuara në fillim të viteve ’90 ku nisi karrierën si modele. Është e martuar me Donald Trump që prej vitit 2005.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here