Mel Gibson, i pafajshëmAktori dhe regjisori i njohur amerikan, Mel Gibson, është i kënaqur se pas intervistimit të dëshmitarëve dhe rishikimit të video-incizimeve u vërtetua se ai nuk e ka sulmuar dhe shtyrë fotoreporteren e “Daily Telegraph”-it.

Pasi që Mel Gibson 59-vjeçar, dy javë më parë, ishte fotografuar në shoqërinë e Rossalinda Ross, 24 vjeçe, fotoreporterja e “Daily Telegraph”-it pohoi se aktori e kishte sulmuar verbalisht dhe e kishte shtyrë atë në dysheme.

“Ai më pështyu në fytyrë dhe pastaj filloj të çirrej. Më quajti peshkaqen dhe tha se unë nuk jam një qenie njerëzore dhe do të shkoj në ferr”, tha ajo, ku më pas është iniciuar një hetim policor, i cili ka hedhur poshtë akuzat. “Rasti është raportuar menjëherë pastaj ka filluar një hetim i plotë.

Bazuar në provat e siguruara, ankesa është refuzuar”, tha një zëdhënës i Policisë. Regjisori, Mel Gibson, është duke punuar në një film të ri “’Hacksaw Ridge “, një dramë rreth Luftës së Dytë Botërore. Ku film pritet të jetë i suksesshëm sikurse edhe krijimet e tij të mëparshme. /Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here