Bukuroshja nga Sllovenia Rebecca Kim Lekshe në profilin e saj në Twitter vlerësoi shoqërimin me aktorin Hollywodian, Mel Gibson.

Rebecca ka qëndruar në Panama, ku ka fituar titullin “Mis Earth 2011”. Atje në hotelin ku ka qëndruar bukuroshja sllovene është njoftuar me Gibsonin dhe më pastaj për disa ditë janë shoqëruar vazhdimisht.

Aktori dhe modelja u takuan në kafjallin e mëngjesit në restorantin e hotelit. Sllovenja vetëm ka kërkuar që të fotografohet me të, por ai e ftoi në mbrëmje për një pije. U takuan siç e kishin lënë, Mel filloi me ujë, por shpejt kaloi në uiski.

Rebecca thotë se ishte shumë komik dhe e ka bërë të qeshë, por më së shumti është kënaqur kur ai i bëri masazh në kokë dhe i tregoi teknikën kineze Tai Chi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here