Mel B dhe burri i saj, producenti Stephen Belafonte, po presin fëmijën e parë së bashku.

Këngëtarja britanike është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të tretë, e që është i pari me burrin e saj- njofton Press Association

Ndërkaq, ish-anëtarja e “Spice Girls” ka dy vajza nga lidhjet e mëparshme me Jimmy Gulzar dhe Eddie Murphy.

Mel B dhe Belafonte u martuan në qershor të vitit 2007 në Las Vegas, ndërsa rinovuan betimet e tyre në tetor 2008.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here