Tashmë dihet që Dukesha e Sussex është shumë e apasionuar pas kafshëve, megjithatë ndoshta jo aq shumë sa për t’i vënë djalit të saj emrin e maces që ka patur në shtëpi në rininë e saj.

Një ish-mikesha e Meghan ka rrëfyer se ish- aktorja ka patur një mace të cilën e kishte quajtur Archie, por që ngordhi kur Meghan ishte me studime ne Ilinois.

Disa po mendojnë se emri që prindërit Meghan dhe Harry zgjodhën ta quanin të voglin e tyre Archie Harrison Mountbatten- Windsor, përpos kuptimeve të tjera, emri Archie mund të jetë zgjedhur në nder të maçokut të cilin Meghan e deshi shumë. Ndërsa për të tjerë kjo është e tepërt dhe nuk mund të ndodhi, dhe emri i bebit të Sussex është thjesht një emër britanik që do të thotë ‘i zoti’.

Gjithsesi në të vërtetë deri tani ende nuk ka patur një reagim nga ana e Meghan dhe Harry se pse në të vërtetë ata zgjodhën ta quanin djalin e tyre Archie!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here