Meghan Markle heq dorë prej aktrimitAktorja Meghan Markle ka rënë “kokë e këmbë” në dashuri me Princ Harry.

Ajo është e gatshme të sakrifikojë karrierën e saj, ka bërë të ditur një mik i saj për revistën “People”.

“35-vjeçarja dëshiron të ketë një të ardhme me princin, 32 vjeç, dhe për këtë ka shprehur dëshirën që të lërë gjithçka me të cilën po merret, për ta bërë këtë të mundur”, është shprehur burimi i “People”.

Çifti aktualisht është në një marrëdhënie me distancë të madhe, midis Londrës dhe Torontos, ku Markle është edhe pjesë e serialit “Suits”. Dyshja kanë bërë shpesh udhëtime të ndërsjella, por ende nuk janë parë sëbashku në publik. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here