Më në fund lajme të mira për çiftin e famshëm Megan Fox dhe Brian Austin green. Ky çift ka mirëpritur me shumë dashuri dhe gëzim ardhjen në këtë botë të djalit të tyre. Burime të fshehta kanë bërë të ditur që Megan ka sjellë në jetë djalin e saj me 27 shtator. Edhe pse çifti ka vendosur të qëndrojë larg syrit të medias gjatë shtatzanisë, Megan është vënë re disa herë me barkun e madh. Me sa duket çifti ka vendosur të tregojë vetë lajmin e madh nëpërmjet një statusi në Facebook.

Mamaja bukuroshe, shumë e gëzuar ka shkruar në status për fansat e saj, “Kemi qënë shumë të lumtur duke kaluar disa javë pushimi bashkë në shtëpi, por do doja t’jua tregoja unë këtë lajm e para. Unë linda djalin tim me 27 shtator, ai është i bukur, i shëndetshëm, thjeshtë përfekt. Jemi shumë të lumtur që na u dha mundësia të quhemi prindër të kësaj mrekullie, dhe falenderoj zotin që më dha mundësinë të përjetoj ndjenja kaq të mëdha. Uroj që zoti t’ju mbrojë ju dhe gjithë të afërmit tuaj.”

Megan Fox dhe Brian Green janë martuar në një ceremoni intime të organizuar në plazh, në qërshor të 2010. Dy vitë më vonë u fol për një shtatzani të mundshme, por thashëthemet u mohuan nga Megan deri në momentin që ato festuan dy vjetorin e tyre, ku megan u shfaq me një bark të fryrë.

Ajo ka pranuar që gjithmonë ka qënë e prirur nga ndjenja amësore, për këtë gjë e ka ndihmuar edhe fakti i të qënurit mama e dytë për djalin e Brian, të cilin e ka nga një marrëdhënie e kaluar me Vanesa Marcil. Megan do të jetë ambientuar goxha me rolin e të qënurit mama, dhe do të ketë angazhimin e duhur për të rritur një fëmijë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here