Edhe pse për disa javë është spekuluar rreth shtatzënisë së aktores Megan Fox, më në fund ky lajm është konfirmuar.

Një nga femrat më seksi në botë, bashkë me bashkëshortin e saj, Brian Austin Green, presin fëmijën e tyre të parë – është konfirmuar edhe zyrtarisht.

Siç transmeton “E!News” çifti i cili u martua në vitin 2010 janë të entuziazmuar për këtë! “Unë dua të paktën dy fëmijë, mundet edhe tre”, kishte thënë Megan Fox në numrin e kaluar të revistës amerikane “Cosmopolitan”.

Ky do të jetë fëmija i dytë i Austin, i cili tashmë ka një djalë 10-vjeçar me ish-të dashurën Vanessa Marcil.

“E kanë marrë vesh kohët e fundit dhe janë skajshmërisht të ngazëllyer. Është ende herët, kështu që çifti lajmin e lumtur e ka ndarë vetëm me familjen e tyre të ngushtë dhe me miqtë”, ka zbuluar për “Radar Online” një mikeshë e aktores, duke shtuar se lajmi i shtatzënisë i ka kapur të papërgatitur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here