Aktorja tërheqëse Megan Fox ka zbuluar në emisionin “The Tonight Show” që është pishman për disa tatuazhe që i bërë si adoleshente.

Ajo vuri në dukje se procedura e heqjes së ngjyrës nga lëkura është shumë e dhimbshme dhe është dashur të mendonte më mirë para se të bënte tatuazhe.

Megan Fox ka zbuluar se largimi i tatuazhit dhemb shumë më tepër sesa vizatimi i tyre. Ylli 25-vjeçar kishte filluar të “stoliste” trupin e saj në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare, por që nga ajo kohë disa herë i ka rënë pishman.

“Të gjithë më paralajmëruan që unë një ditë do të rritem dhe se nuk do të më pëlqejnë më, por unë kam qenë kokëfortë dhe mendova se do të adhuroja tatuazhet e mia përgjithmonë. Megjithatë, nuk është kështu”, ka thënë Megan.

Bukuroshja, e cila është e martuar me aktorin Brian Austin Green, ka filluar kohët e fundit procesin e heqjes së portretit të Marilyn Monroe nga dora e djathtë.

“Është shumë e dhimbshme. Unë nuk mund t’ju jap një shpjegim shkencor, por kur laseri vjen në kontakt me ngjyrën e lëkurës tuaj, ndodh një shpërthim i vogël. Kjo është një eksperiencë mjaft traumatike”, tha aktorja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here