Aktorja hollivudiane, Megan Fox, ka mohuar të jetë mburrur me bukurinë e saj gjatë një interviste për një revistë franceze duke thënë se përkthimi ka qenë i gabuar.
Ylli i filmit “Transformers” gjatë javës që lamë pas është bërë shënjestër e kritikave, pasi në një intervistë për revistën Jalouse, është cituar të ketë thënë: “Jetoj mirë me imazhin tim. Nuk mund të ankohem. Nuk do ta ndërroja vendin me një femër jo atraktive”.
Tani, Fox ka shfrytëzuar profilin e saj në Facebook për të sqaruar se intervistën e kishte dhënë në anglisht, pastaj ajo është përkthyer në frëngjisht dhe sërish tabloidet e kanë përkthyer në anglisht duke i dhënë kuptim tjetër.
Ajo ka deklaruar se nuk ka thënë “nuk do të ndërroja vendin me një femër jo atraktive” dhe se asnjëherë nuk e konsideron veten të bukur.