Bukuroshja hollivudiane Megan Fox, në intervistën e dhënë kohë më parë, tha se vuan nga sëmundja e skizofrenisë sikur idhulli i saj Marilyn Monroe, e cila thuhet se ka bërë vetëvrasje në vitin 1962.

Ylli i filmit “The Transformers” është e bindur se është mentalisht e sëmurë, por ende është duke pritur diagnozën e gjendjes së saj.

“Unë kam lexuar çdo libër e cila është shkruar për Marilyn Monroe-n. Do të mund të përfundoj njësoj si ajo, sepse mendoj që i kam disa simptoma të skizofrenisë.

Definitivisht unë kam një lloj problemi mental. Por ende nuk e di sigurt se çfarë është”, tha ajo.

Megan gjithashtu ka thënë se e urren kur ia ngulin sytë dhe se është e pasigurt në lidhje me trupin e saj.

“Urrej kur njerëzit m’i ngulin sytë. Nuk e di se çka do të bëja në atë moment që ta evitojë këtë gjë. Duhet këtu të përmendi edhe atë se jam e pasigurt në trupin tim ka deklaruar e mërzitur ylli Hollivudian Fox.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here