Megan-Megan Fox: Lamtumirë ushqim vegjetarianAktorja e mirënjohur, Megan Fox, ka hequr dorë nga ushqimi vegjetarian, pasi ka humbur tepër shumë kilogramë si pasojë e regjimit të ashpër të ngrënies.

Për shkak të humbjes së peshës, ajo ishte brengosur për shëndetin e saj. Ajo nga ushqimi i saj kishte hequr mishin, bukën dhe prodhimet e qumështit dhe pas kësaj ishte bërë tepër thatanike, kështu që tani ha gjithçka, por në sasi të kufizuar.

“Gati një vit e gjysmë kam qenë nën regjim të ashpër të ushqimit vegjetarian. Kam ngrënë vetëm pemë dhe perime të freskëta, ndërsa mishi, produktet e qumështit dhe buka, nuk vinin në konsiderim dhe për këtë kam humbur shumë peshë dhe tani kam filluar të ha gjithçka”, ka treguar Fox. Megan me këtë rast tregoi se ditëve të fundit është duke biseduar me disa shtëpi të njohura filmike, të cilat dëshirojnë që ajo të gjendet në krijimet e tyre. “Kam disa oferta nga shtëpitë e njohura filmike.

Jam duke i shqyrtuar ato dhe së shpejti do të vendosi se në cilat filma do të paraqitem në muajt e ardhëm. Nuk do të ngutem pasi që dëshirojë të jem pjesë e filmave në të cilat do të ndihem mirë”, tha Fox për mediat amerikane. Fox nuk deshi të flasë për jetën e saj private me arsyetimin “se ajo i takon vetëm asaj”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here