Megan FoxHju Hefner dëshiron që 23-vjeçarja Megan Fox të paraqitet në revistën e tij të famshme erotike për meshkuj “Playboy”.

“Megan është një dhelpër dhe dua ta kem në revistën time”, është shprehur Hefner për medie. Dashnoret e Hefnerit, gjithashtu ia kanë vënë syrin Kelli Osbërnit që të pozojë për këtë revistë të famshme. “Ajo ka humbur mjaft peshë dhe tani është edhe bionde.

Ajo duket bukur. Dua të shoh se si duket lakuriqe”, ka deklaruar e dashura e tij, Kristal Herris.

E dashura tjetër e Hefnerit, Karisa Shenon ka shtuar: “Po, duam ta shohim Kelli Osbërnin lakuriqe!”. Raportohet se Kelli nuk dëshiron të pozojë për revistën ‘Playboy’, por ekziston një mundësi që këtë ta bëjë Megan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here