Megan Fox dhe Brian Austin Green më 27 shtator janë bërë prindër, por këtë lajm të gëzueshëm për ta e kanë fshehur deri më sot.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur ditëve të fundit gjatë të cilave vërtetë jemi kënaqur, kurse tash kemi vendosur që këtë lajm të bukur ta ndajmë me ju”, ka shkruar aktorja 26 vjeçare Megan Fox në faqen e saj në Facebook.

“Djali ynë Noah Shannon Green ka lindur më 27 shtator, është i shëndetshëm. I lumtur dhe foshnje e mrekullueshme”, ka shtuar Megan.

Çifti është i martuar qe dy vjet dhe derisa për Megan Fox ky është fëmija i parë, Brian ka edhe një djalë 10-vjeçar nga lidhja e mëhershme me Vanessa Marcil.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here