Elita Rudi është 24 vjeçare dhe është e njohur në mbarë botën.

Kur mendojmë për të gjithë botën, i referohemi ithtarëve të rrjeteve sociale, kështu e nis shkrimin portali kroat për bukuroshen tonë.

Më tutje ueb-faqja denvnik.hr shkruan se Elita është shumë e famshme në Kosovë ku punon si prezantuese televizive.

Elita është një yll i vërtetë i Instagramit ku ndiqet prej rreth 350 mijë njerëzve, gjë që nuk është çudi, sepse duket e mahnitshme.

Zeshkania ka lindur në qytetin e Gjakovës ndërsa në Kosovë dhe Shqipëri e konsiderojnë seks simbol.

Elita Rudi udhëton shumë dhe gjatë intervistave të shpeshta tregon se si e do Kroacinë, përkatësisht qytetet turistike, Dubrovnikun dhe Splitin. Në kohën e lirë pëlqen të gatuajë, veçanërisht ushqimet tradicionale shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here