Edhe pse aktualisht po përflitet mjaftë shumë për të, si duket ai nuk çanë kokën të merret me thashethemet. Tani pritet që këngëtari i njohur Meda të bëhet për të dytën herë baba dhe uron që fëmija i tij i gjinisë mashkullore të lindë shëndoshë dhe mirë.

“Për mua më e rëndësishmja është familja, tani jemi në pritje të ardhjes në jetë të djalit tonë të dytë, i cili uroj të vijë shëndoshë e mirë. Ndërsa sa i përket thashethemeve në opinion, kinse gjermanët ma kanë konfiskuar pasurinë këtu në Gjermani, nuk është fare e vërtetë.

Këto janë vetëm disa spekulime nga njerëz të pandërgjegjshëm të cilët nuk kanë se me çfarë të merren në jetën e përditshme. Unë vazhdojë të jem pagues i rregullt i tatimeve dhe këtu në Gjermani vazhdojë të kem një jetë stabile me familjen time”, ka thënë ai për “Zëri”.

Meda pas qëndrimit disa ditor në Kosovë, përsëri është kthyer në Gjermani për ti mbajtur disa koncerte. Primare për të tani për tani thotë se është ndërtimi i një karriere të mirë muzikore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here