Jam shumë i angazhuar me projekte muzikore. Gjatë muajit prill kam shumë mbrëmje muzikore të cilat i kamë të kontraktuara, andaj me shumë keqardhje mu desh ta refuzoj ofertën për të qenë pjesëmarrës në “Vip Shpija” ka deklaruar Meda për të përditshmen “Kosova Sot”.

Nuk do të më kishte bezdisur qëndrimi mbyllur në shtëpi për një muaj, sepse ata persona që do të marrin pjesë në të kanë zemër të mirë dhe shpirt te hapur, që në këtë mënyre do t’u ndihmojnë familjeve skamnore,” ka thënë këngëtari i shumëkërkuar kosovar.

Për këtë të përditshme, Meda i ka përgëzuar pjesëmarrësit e projektit “VIP Shpija” për këtë gjest human. Ai ka paralajmëruar shumë risi muzikore nga ana e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here