Ylli i muzikës pop-folk, Mehdin Përgjegjaj – Meda, ka qenë prezent në dasmën e koleges Shyhrete Behluli, e cila martoi djalin.

Shumë fytyra publike ishin prezente në këtë dasmë, e cila u komentua mjaft shumë në media.

Aty s’kishte si të mungonte as një koleg i dashur për këngëtaren, Meda.Ai ishte prezent me bashkëshorten e tij, e cila u duk mahnitshëm në këtë ceremoni martesore.Gruaja e Medës zgjodhi një fustan ngjyrë hiri, të punuar në formë mozaiku, mjaft elegant dhe me prerje jo të thella, çka e bëri atë të dukej mjaft atraktive, duke mos provokuar.

11

Meda zgjodhi të dukej thjesht me një bluzë të bardhë, pa munguar ora e tij luksoze.

 Meda mbetet një prej këngëtarëve më të kërkuar, ndonëse mbrëmë nuk performoi, por ishte mysafir dhe u argëtua mjaft shumë me bashkëshorten. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here