Ai është padyshim njëri ndër këngëtarët më të njohur e më të kërkuar në vend.
Bëhet fjalë për këngëtarin e shumë hiteve Mehdin Pergjeqaj i njohur me emrin artistik Meda, transmeton Gazeta Express.
Meda pak kohë më parë është bërë baba për herë të katërt.
Ndërkohë sot është një ditë e veçantë për Medën dhe familjen e tij.
Kjo për faktin pasi që Meda ka vendosur t’i bëjë synet djemtë e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari orë më parë përmes disa imazheve që ka publikuar në profilin e tij në Instastory.
“Parapergaditje per nesër Synetija e Djemve♥ te mija”, kishte lënë mbishkrim Meda.
Ai këtu shihet me familjarë dhe shoqërinë e tij./Gazeta Express/