Kënga “Verë e nxehtë”, kënduar nga Meda, Tuna dhe Geti, ishte vetëm një risi për albumin e Medës. Gjërat e reja nuk do të mungojnë edhe në albumin e radhës, për të cilin Meda veç ia ka filluar punës.

Për të pasur të sigurt plasmanin në treg, menaxheri i Medës ka arritur të sigurojë një duet të ri me këngëtaren Genta Ismajli. Ashtu siç flitet, Genta është zgjedhur si këngëtarja e duhur për t’i garantuar edhe një vit të suksesshëm Medës.

Mësohet se dueti ndërmjet Medës dhe Gentës do të jetë kënga më e pëlqyer e sezonit veror. Kënga është porositur dhe pritet që gjatë muajit qershor të jetë e gatshme për transmetim, ndërsa kjo këngë, po ashtu do të jetë pjesë e albumit më të ri të Medës.

Ky duet do të jetë një tjetër bashkëpunim për Gentën, pas këngës “Sexy” që e kishte në duet me këngëtarin turk.

4 KOMENTET

  1. SHUM MIR VALLA BRAVO GENTA QI KE PRANU
    BESOJ QE ME T`VERTET KO ME DAL NI KENG E BUKUR
    JUUU DUAA

  2. Pershendetje per duetin e ri po shpresojm qe dotna befasoin me kenget e reja ju dua shum ju ndegjoi gjithnje me shum knaqesi ju lumt ju lumt !Ju uroi suksese qe te dyve e te mira ne jet ………….!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here