Rihanna vazhdon të shtojë koleksionin e tatuazheve në trupin e saj, pasi kjo e bën të “ndjehet më afër me Zotin”.

Këngëtarja 24 vjeçare, e cila ka pothuajse 20 vizatime në trup, duke përfshirë edhe një kryq të vogel në qafë, ka thënë se këto e bëjnë të jetë më spirituale.

“Tatuazhet e mia janë të gjitha spirituale dhe tregojnë se si ndihem unë për religjionin, ” ka thënë ajo për mediat britanike.

Së fundmi, Rihanna vuri në trupin e saj një tatuazh që lidhet me besimin e egjiptasve të vjetër, në përkujtim të gjyshes së saj që ndërroi jetë në korrik, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here