Princi George është padyshim një fëmijë çamarrok dhe në daljet e tij publike të gjithë sytë janë tek ai.

Ajo që nuk dinim është se princi nuk përdor emrin George kur prezanton veten, por përdor një emër tjetër.

Sipas Daily Mail, teksa George dhe Charlotte ishin duke kaluar kohë me gjyshen e tyre, Carole Middleton, princi u afrua te një person i panjohur për të përkëdhelur qenin e saj.

Kur ajo e pyeti për emrin, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, ai u përgjigj: “Më quajnë Archie”.

Nuk është e qartë nëse Archie është një emër që George e përdor për veten e tij apo ashtu e thërrasin të tjerët.

Megjithatë, ekziston edhe mundësia që princi çamarrok ta ketë përdorur për të vënë në lojë të panjohurën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here