Më shumë se 20 emra të njohur në muzikë e humor, do të bashkohen në një ngjarje bamirëse.

Këngëtarët: Ramadan Krasniqi, Shyhrete Behluli, Afrim Muçiqi, Remzije Osmani, Mahmut Ferati, Motrat Mustafa, Mihrije Braha, Naim Abazi, Etnon e NRG Band, janë disa nga emrat që do të performojnë në qytetin e Pejës, të enjtën mbrëma (18 tetor), duke filluar nga ora 19:00.
Atyre, në skenë do u bashkangjiten edhe humoristë të popullarizuar në Kosovë, duke përfshirë edhe Rasim Thaçin.

Koncerti ka për qëllim mbledhjen e mjeteve financiare të nevojshme për shërimin në Turqi të 19 vjeçares Diellza Nimonaj.

Organizatorë të kësaj ngjarje bamirëse janë miqtë e Diellzës, nxënës të klasës së 13-të të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

Gjatë muajve të kaluar, këngëtare të tjera si Dafina Zeqiri, Argjentina Ramosaj, Gjira e Dafina Rexhepi, kanë mbajtur koncerte në ndihmë të Diellzës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here