Derisa një pjesë e madhe e modelëve, e urrejnë të gjykohen në bazë të pamjes së tyre, Kelly Brook tha se ajo duke u quajtur ‘vajza e buzëqeshur dhe vajza me gjoks të madhë’ ka bërë famë, para dhe sukses.

Modelja e cila tashmë ka nisur karrierën edhe si aktore ka pozuar së fundmi me të brendshme seksi. Gjatë një interviste tha se asaj asnjëherë nuk i kanë penguar komentet që janë bërë për të.

“Unë thjesht kënaqem me jetën time. Nëse më shihni si vajzë seksi, në rregull, ajo do të jem. Më shihni ashtu si doni, se unë nuk mërzitem. Prandaj zgjohem në mëngjes e buzëqeshur, dhe shtrihem në shtratë pa e mërzitur vetën me mendime si, ‘dua të më marrin seriozisht’”.

Së fundmi, Kelly po qëndron në Los Angeles me të dashurinë e saj, Thom Evans dhe do të takohet me agjentet e filmit më të ri në “Keith Lemon”. Ky film do ta ndihmonte atë në karrierën e ri prej aktores.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here