Pasi bëri publike disa prej këngëve të saj në anglisht, të cilat dhe i publikoi në iTunes (dyqani elektronik muzikor më i madh në botë), Bleona me shpejtësi vizitoi Shqipërinë, përqafoi kryeministrin dhe u largua sërish drejt Amerikës.

Fotografia që po shikoni tregon pamjen më të fundit të këngëtares, gjatë një sesioni fotografik të publikuar disa ditë më parë, që na bëri të mendojmë se Bleona ende po i mban disa të fshehta në xhepa dhe që mezi presim të na i tregojë.

Dje kur flokëzat e para të dëborës filluan të binin nga qielli, një harabel more, na erdhi në dritare e na tregoi se këngëtarja do të realizojë një videoklip të ri, po sesa është e vërtetë nuk e dimë se…harabel hesapi. Sh2

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here