Futbollisti i njohur Dejvid Bekam ka pranuar se është i lumtur që ka vetëm një vajzë, edhe pse nuk e mohon se e do më shumë se gjithçka.

Ylli i futbollit, bashkëshortja e të cilit, Viktorija Bekam, gushtin e kaluar i ka dhënë jetë fëmijës së tyre të katërt, Harper, konsideron se vëllezërit Bruklin, Romeo dhe Kruz do ta mbrojnë motrën e tyre të vogël.

“Duhet të pranoj se më shumë kam dëshirë të kem tre djem, se sa tre vajza. Kur do të jetë Harper adoleshente, ajo do të ketë tre vëllezër të cilët deri atëherë do të jenë burra dhe do të mund ta mbrojnë atë”, ka deklaruar dhe komentuar sjelljen e të birit të madh Bruklin i cili ka vetëm 12 vite.

“Është shumë interesante pasi që mund ta shoh se si Bruklin është për momentin duke zhvilluar interesa të ndryshëm. Dëshiron të dal me miqtë e tij, të flas për vajza, ai po zhvillohet si një djalosh i ri”, ka shtuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here