Me kë po martohet Albana Osmani?Prezantuesja e Top Channel Albana Osmani është shfaqur e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, duke tërhequr vëmendjen maksimale të ndjekësve të saj. E kur bëhet fjalë për martesë, kurioziteti rritet dukshëm.

Sigurisht që fustani i bardhë i nusërisë të bën të mendosh se ajo është martuar, por kurioziteti lind se me kë, cili është djaloshi fatlum që i ka rrëmbyer asaj zemrën, apo është thjesht një foto dhe asgjë tjetër.

E në fakt ka qenë vetë prezantuesja e cila ka pranuar se vetëm nesër në darkë, pra të premteve kur ajo prezanton zakonsht Fiks Fare, do të jetë momenti për të zbuluar se me kë është martuar dhe nëse gjithçka është e vërtetë. Deri atëherë mbetet veçse të presim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here