Këngëtarja simpatike Taylor Swift ka treguar shpesh detaje nga jeta e saj private përmes muzikës por në një intervistë të re, ajo u tregua shumë e sinqertë derisa foli për një periudhë shumë të dhimbshme në jetën e saj: ajo është tradhtuar!

“Nuk është faji im nëse një person lidhet me mua pastaj më tradhton dhe unë i kushtoj një këngë”, tha ajo derisa bisedonte për ndikimin e ish të dashurve të saj në muzikë. Kush mund të jetë tradhtari? John Mayer? Jake Gyllenhaal?

Mund të jetë tash i dashuri i Katy Perry-t, Mayer i cili pati deklaruar më parë se është ndjerë i poshtruar me këngën e saj, “Dear John”? Ose mund të jetë Gyllenhaal për të cilin besohet se është kushtuar kënga e saj e re “Begin Again”.

Duke lënë pas gjithë gabimet në të shkuarën, e ardhmja e saj është e ndrritshme. Jo vetëm për shkak të lidhjes së saj të re në dashuri me Conor Kennedy, por që gjithashtu edhe karriera e saj po shkon shumë mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here