Çifti i famshëm hollivudian, Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones, kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë, pra më 25 shtator, edhe pse ata kanë 25 vjet diferencë në moshë.

Michael Douglas

Michael Kirk Douglas ka lindur më 25 shtator 1944, në New Brownswik, New Jersey. Është djali i aktorit të njohur Kirk Douglas. Është aktor dhe producent.

Prezantimi i parë ka qenë në ekranin e televizionit me rolin e inspektorit Stiv Kler në serialin televiziv “Rrugët e San Franciskos”, një rol që e luajti gjatë viteve 1972-1976.

Gjatë karrierës së tij artistike, ka fituar një çmim Emmy, një çmim Globi i Artë dhe dy çmime Oskar. Oskar-in e parë e fitoi si producent më 1975, në kategorinë: Filmi më i Mirë, me filmin “Dikush fluturoi mbi folenë e qyqes” dhe Oskar-in tjetër e fitoi më 1987, si Aktori më i Mirë, në filmin “Wall Street”.

Në korrik 2009 Michael Douglas fitoi çmimin e Institutit Amerikan të Filmit për arritjet e tij gjatë gjithë jetës artistike. Ai kishte një peripeci me shëndetin e tij, por tashmë është shumë më mirë.

Kathrin Zeta Jones

Catherine Zeta-Jones ka lindur më 25 shtator 1969, në Swansea, në Uellsin e Jugut. Është një aktore nga Uellsi, por tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara. Ajo e filloi karrierën e saj në skenë në një moshë të re.

Pas pjesëmarrjes në disa filma televizivë në Britaninë e Madhe dhe SHBA dhe roleve të vogla në disa filma, ajo erdhi në ngritje me role në filma të Hollivudit, si: “Fantom”, “Maska e Zorros” dhe “Entrapment” në fund të viteve 1990.

Ka fituar një çmim Oskar, një çmim BAFTA dhe një Screen Actors Guild Award dhe është nominuar për çmimin Golden Globe (Globi i Artë) për portretizimin e Velma Keli, në vitin 2002, në filmin “Çikago”.

Është martuar me aktorin Michael Douglas dhe kanë dy fëmijë: Dilan Michael Douglas dhe vajzën Carys Zeta Douglas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here