I rikthehet televizionit, kësaj here me përshëndetjen “Mirëmëngjes!” Finalisti i tretë i “Big Brother 3”, Erion Zeqiraj, rishfaqet në ekran në një mënyrë ndryshe.

Nga djali me kostum serioz në edicionet e lajmeve në “Ora News”, pastaj në Erionin e vërtetë, në një “reality show”, pas një viti larg televizionit, shfaqet në natyrën e tij sportive në ekranin e “Albania Screen”, të titulluar “Agon”.

Disa pritën se për partnere mund të kishte Bertinën. Ndaj Erioni tregon në këtë intervistë se ata kanë vendosur që të mos i ngatërrojnë marrëdhëniet personale me marrëdhëniet profesionale:

I rikthehesh ekranit me një emision mengjesi që mban titullin “Agon”. Është ky formati i emisionit që ju ka pëlqyer gjithmonë?

Nuk mund të flas për termin “gjithmonë” në televizion, pasi formatet janë të shumëllojshme dhe mua më pëlqen të eksperimentoj. ”Agon” është programi i mëngjesit që transmetohet nga e hëna në të premte në një hark kohor prej 3 orë në “Albanian Screen” dhe kërkon përkushtim maksimal. Me intrigoi që në fillim ideja që çdo mëngjes do të uroja shqiptarët nëpërmjet ekranit dhe ja ku jam tani, më pranë të gjithëve.

Nga një format lajmesh në “Ora neës” tashmë një emision të çlirët edhe me argëtim. Ku ndihesh me afër vetes, në cilin rast je ti?

Secili prej këtyre formateve ka specifikën e tij, të bukurat dhe vështirësitë e tyre. Te qenurit i çlirët është më pranë natyrës sime, sidomos pas eksperiencës se përjetuar në “reality show” “Big Brother”. Njerëzit më njohën për atë që isha vërtet dhe po përpiqem të jem po i njëjti brenda natyrës dhe vetes sime. Në “Agon” argëtohem vërtet dhe e nis ditën me energji pozitive, energji që dëshiroj t’ia përcjell në të njëjtën mënyrë edhe publikut.

Është mëngjesi momenti yt për të qenë në humor të mirë apo mbrëmja? Cili është frymëzimi yt para se të dalësh në transmetim?

Unë si person karakterizohem nga humori i mirë. Çdo situatë, qofshin ato edhe të vështira, unë përpiqem t’i kaloj me sportivitet. Kjo më bën që humori të mos më mungojë në asnjë moment të ditës, sidomos në mëngjes përpara transmetimit.

Pas një viti nga dalja jote nga BB i rikthehesh ekranit, ndihesh komod, dhe a mund ta veçosh dashurinë tënde të vërtetë mes televizionit dhe sportit?

Mes ekranit dhe sportit? Të dyja nuk do t’i lija, e kam të vështirë për të zgjedhur. Duke marrë shkas nga karakteri im sporti është më pranë, ndoshta dhe për arsyen se kufizohet nga mosha. Nëse shkojnë paralelisht ashtu sikurse tani do të ishte perfekte dhe do të ndjehesha i plotësuar.

Moderon me një prezantuese të re. Ishte Bertina një opsion për bashkë prezantuese meqenëse dhe ajo e ka shprehur që i pëlqen televizioni?

Këtë program e prezantoj me Lorin, një vajzë e re në moshë po jo në ekran. Ajo ka kaluar eksperienca të mëparshme mediatike. Përsa i përket Bertinës, raportet personale jemi përpjekur t’i mbajmë larg atyre profesionale, përderisa u përkasim fushave të ndryshme. Është njëlloj sikur të pyesnit Bertinën, pse unë nuk punoj pranë saj në sektorin e marketingut.

Meqë jemi të Bertina, si po shkon lidhja juaj tashmë që profesionet tuaja janë diametralisht të kundërt dhe mund të kaloni pak kohë bashkë?

Nuk mund të gjej një lidhje mes profesioneve të ndryshme dhe lidhjes sonë, pasi janë dy aspekte krejt të ndryshme. Nëse i referoheni kohës që mund të kalojmë së bashku, ju them se gjejmë hapësirë të mjaftueshme për ta bërë këtë lidhje të funksionojë normalisht si më parë. Me pak fjalë jemi të lumtur…

Cilat janë vërejtjet apo këshillat që të bën Bertina tani për drejtimin e këtij emisioni?

Herë pas here më sugjeron në lidhje me veshjet dhe qëndrimin tim. Më kritikon edhe për ndonjë lapsus të mundshëm, por brenda sensit të humorit të mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here