Javët e fundit Matthew McConaughey është dobësuar shumë për rolin në filmin e tij më të fundit.

Në sheshxhirimin e ‘The Wolf of Wall Street’ (Ujku i Uoll Stritit), në New York, aktori mezi njihej pasi ka humbur 14 kilogramë.

Filmi me regji të Martin Scorsese ka në kastin e tij aktorë si Leonardo Di Caprio, Jonah Hill dhe francezin fitues të çmimit Oscar, Jean Dujardin.

Gjithsesi, humbja e peshës nga ana e McConaughey është për rolin në filmin e tij të ardhshëm me titull ‘The Dallas Buyer’s Club’. Aktori amerikan është shprehur për Larry King në një intervistë: “Interpretoj një djalë të sëmurë dhe duhet të dobësohem. Dieta është diçka psikologjikë më shumë se fizike. Po pi shumë çaj.”

“Është e vështirë në fillim sepse trupi duhet të mësohet”, shton 42-vjeçari.

Filmi, për të cilin aktori ka humbur deri tani 14 kilogramë, tregon historinë e një djali nga Dallas, i cili u prek nga SIDA në vitet ’80.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here