Aktorja amerikane dhe ish-modelja e revistës “Playboy”, Jenny McCarthy, thotë se ajo nuk është kundër Botoxit.

Bukuroshja thotë se asaj i pëlqen që përmes kësaj substance ka mundësinë t’i ndalojë së ecuri vitet e saj.

“Unë jam një përdoruese e hapur e Botoxit. I tregoj gjithkujt”, ka thënë Jenny për revistën Life & Style kur është pyetur se si e ruan bukurinë.

“Unë e aplikoj Botox-in në ballë. Thjesht e lejoj mjekun tim të bëjë disa shpime të vogla. Nëse e keni motrën tuaj artiste profesionale të grimit, kjo ndihmon. Thjesht kujdesem për veten”, ka shtuar Jenny.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here